Shtohet misteri rreth aksidentit me 132 viktima, avioni kinez dyshohet të jetë “ndarë” në ajër

schedule15:54 - 26 Mars, 2022

schedule 15:54 - 26 Mars, 2022

Hetimet e kryera deri më tani rreth fluturimit 5735 që u përplas duke u marrë jetën 132 personave në Kinë, kanë nxjerrë në pah një detaj aspak të zakontë. Rezulton se të paktën një pjesë e avionit është ndarë nga trupi i mjetit fluturues, rreth 10 km përpara impaktit.

Autoritetet kineze thonë tashmë se nëse konfirmohet që pjesa është e avionit të “China Eastern Airlines” Boeing 737-800, atëherë kjo do të thotë që avioni është ndarë në ajër përpara se të përplasej në tokë.


Ky detaj i shton akoma më tej misterin fluturimit fatal nga Kunming në provincën Yunnan në Guangzhou, i cili mbante 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. Mjeti fluturues u përplas në një shpat mali jashtë qytetit Wuzhou në rajonin Guangxi të hënën.

Pjesa, që besohet të jetë nga avioni, ishte rreth 1.3 metra e gjatë dhe 10 centimetra e gjerë, u gjet në tokë bujqësore, tha Zheng Xi, kreu i ekipit të shpëtimit të zjarrit Guangxi, në një konferencë të mbajtur për aksidentin.

Në këtë fazë të hershme të hetimit, zyrtarët thonë se nuk është e mundur të dihet nëse pjesa ishte e lirshme si rezultat i kushteve të krijuara gjatë rënies, apo u shkëput para rënies fatale në shpatin e kodrës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!