Shtohet kolonia e shqiptarëve në Turqi, Grezda firmos me skuadrën e divizionit të dytë

schedule13:55 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:55 - 27 Korrik, 2022

Shtohet kolonia e shqiptarëve në Turqi, Eros Grezda është lojtari i radhës që ka firmosur me skuadrën turke të Manisa FK.

27-vjeçari ka firmosur për një vit, me opsion zgjatjen e kontratës edhe për një sezon tjetër.

Grezda ishte pjesë e Sibenik në fazën e dytë të sezonit të fundit, ekip me të cilin realizoi dy gola në kampionatin kroat. “Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa.

Do ta çojmë ekipin në Superligë, aty ku e ka vendin”, deklaroi sulmuesi anësor pas firmës me klubin që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. Manisa prezantoi pak ditë më parë edhe David Domgjonin, ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Laçit.

Ndërkohë, i lumtur u shfaq edhe presidenti Mevlut Aktan: “Kemi ambicie, duam të ecim përpara dhe kam besim se Grezda, i cili është një lojtar me vlera, do të japë kontributin e tij në ngjitjen e ekipit në Superligë”.

Futbollisti nga Gjakova numëron 12 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë, ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra si Rangers, Osijek, Zalaegerszeg, NK Aluminij dhe NK Lokomotiva. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!