Shtohen vjedhjet me dhunë, grabitësit synojnë bankomatet

schedule15:10 - 5 Gusht, 2019

schedule 15:10 - 5 Gusht, 2019

Numri i vjedhjeve me dhune ne gjysmën e parë të këtij viti është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vihet re se autorët e vjedhjeve kanë synuar me së shumti bankomatet.

Numri i vjedhjet me armë apo edhe me thyerje vijon të jetë një fenomen shqetësues për specialistët e seksionit kundër grabitjeve.

Nga Janari deri në qershor u  regjistruan 80 vjedhje me thyerje, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, u grabitën para dhe u tentua me thyerje 13 bankomate të filialeve të bankave të nivelit të dytë. Këto shifra të larta te grabitjeve me thyerje u shënuan në dy muaj, Janar-Shkurt, ndërsa harta e veprimit, ishte, Kamëz, Vorën, Durrësi si edhe në Urën Vajgurore.

Nga hetimet rezultoi se vjedhjet dyshohet të ishin bërë nga një grup kriminal por, nuk kanë rënë në prangat e punonjësve të policisë.

Në 2019 vjedhjet me armë, 20gjithsej, nuk kanë pësuar rritje krahasuar me 6-mujorin e parë  të 2018. Sipas specialistëve të seksionit kundër vjedhjeve tipologjia dhe mënyra e grabitjes është bërë më sofistikuar.

Disa biznese dhe bizhuteri u grabitën në fillim të janarit me armë në zonën e Vorës. Por kulmi do të ishte mesditën e 9 Prillit.

Nën kërcënimin e armëve u grabitën në pistën e aeroportit të Rinasit rreth 5.8 mil euro në total, gjatë kohës që po ngarkoheshin në barkun e avionit, Tiranë-Vjenë. Shuma e marrë shënon rekord. Në atë ngjarje mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë Admir Murataj dhe janë shpallur në kërkim vëllezërit Klement e Eldi Çala.

Ndërsa  vjedhjet e tjera, kryesisht banesa dhe sende personale ka shënuar rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Policia thekson se edhe denoncimet për rastet e mashtrimeve me pasoja të rënda ka ardhur në ulje kjo si pasojë e ndërgjegjësimit e qytetarëve por edhe vetë biznesmenëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!