Në vendin tonë, ditën e sotme janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 820.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë konfirmuar si vijon; 9 të infektuar në Tiranë, 5 në Krujë dhe tre në Kamzë. Ajo që bie në sy është shtimi i vartës së re në bashkinë e Kamzës ku deri më tani nuk ka pasur raste me Covid-19.
Këto raste në Kamzë raportohet të jenë vatër familjare ndërsa ende nuk dihet sesi janë infektuar.
Me konfirmimin e të infektuarve të tjerë, Tirana është sërish qyteti me më shumë raste aktive, 99 të tilla, e pasuar nga Kruja me 81 raste dhe Shkodra me 15. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend, deri më tani aktive janë 219 raste. /abcnews.al/