Shtohen rastet, shkon në 331 numri i personave me koronavirus në Greqi

schedule17:38 - 15 Mars, 2020

schedule 17:38 - 15 Mars, 2020

Është rritur në 331 numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Greqi. Kështu, gjatë ditës së dielë rezultojnë të jenë regjistruar 103 raste të reja.

Lajmi është bërë i ditur nga Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras.

Siç shpjegoi vetë Tsiodras 49 raste janë regjistruar 24 orët e fundit ndërsa 54 rastet e tjera janë regjistruar gjatë të shtunës por u raportuan gjatë ditës së sotme për shkak të punës së ngarkuar në laboratorët e vendit.

Nga personat e infektuar, 44 të rasteve ndodhen në vetë-izolim në shtëpi, 51 persona të tjerë ndodhen në spital ndërsa 8 prej tyre ndodhen në spitale në Athinë, Selanik dhe Petra. Deri më tani, numri i personave që kanë ndërruar jetë në Greqi është katër, një prej tyre ndërroi jetë ditën e sotme. /abcnews.al/