Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen mungesat për Conten, tjetër i infektuar te Interi

schedule12:17 - 17 Nëntor, 2020

schedule 12:17 - 17 Nëntor, 2020

Vazhdojnë problemet për Interin. Aleksandar Kolarov bëhet lojtari i dytë i infektuar me Covid-19 në ditët e fundit. Pas Marcelo Brozovic, tashmë edhe ylli i kombëtares serbe ka rezultuar pozitiv pas tamponit të kryer.

Kujtojmë se mbrojtësi anësor ishte larguar para kohe nga grumbullimi me Serbinë dhe dje ai iu nënshtruar fillimisht tamponit në mënyrë që të rifillonte stërvitjen me zikaltrit.

 

 

Fatkeqësisht ai rezultoi pozitiv dhe tani ndodhet i karantinuar. Kështu një tjetër mungesë e sigurtë për Antonio Conten këtë fundjavë, ku Interi do të ndeshet me Torinon në “San Siro”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!