Është rritur në 19 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë. Lajmin për dy rastet e fundit e ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Kështu, rezulton se të infektuarit janë nga Gjakova, dhe janë kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë.
Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar dhe një grua 49-vjeçare.
Njoftimi:
“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 284 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej nëntëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 17.03.2020 janë konfirmuar edhe dy raste pozitive për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë nga komuna e Gjakovës, të kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë, njëri i gjinisë mashkull 54 vjeç dhe tjetri i gjinisë femër 49 vjeç.”