COVID-19 po përhapet në mënyrë të frikshme tek personeli mjekësor. Në Elbasan është infektuar pavioni ku lindin bebe.
Mes të konfirmuarve pozitiv në këto 24 orë një prej tyre është dhe një e mitur.
5 raste e fundit janë 2 infermier, një mjek pediatër në maternitet dhe vajza e një infermiereje të infektuar më herë në këtë qendër spitalore e cila ka infektuar dhe vajzën e saj 4 vjeçare.
Ndërsa është në muajin e 8 të shtatëzanisë.
Për momentin pavioni ku punonin të infektuarit e maternitetit është mbyllur.
Ndërkaq në Berat janë konfirmuar sërish të infektuar nga radhët e personelit shëndetësor.
2 prej tyre janë laborante të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.
Gjithashtu rezultoi pozitive dhe një infermiere e qendrës shëndetësore të Urës Vajgurore.
Ndërsa e infektuara e katërt është një punonjëse masonerie. Covid-19 është shtrirë dhe në një institucion arsimor.
Një pedagoge në universitetin e Gjirokastrës rezultoi pozitive ndaj virusit.
Rasti i konfirmuar i pedagoges së Ekonomikut në Universitetin e Gjirokastrës ka detyruar Universitetin të mbyllë Fakultetin duke e izoluar tërësisht deri në një vërtetim të mjekëve që nuk ka raste të tjera me COVID.
Burime të “ABC News” tregojnë se pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentet e ardhur nga rrethet, pasi pak ditë më parë është mbajtur një provim në këtë fakultet.
Më shumë detaje ka dhënë zv/ Rektori Jaho Cana.
“Pedagogia ka qenë në një provim në datën 7 korrik. Provimi ishte provim i mbartur dhe kishte pak studentë. Të gjithë janë vetëkarantinuar”, shprehet ai.
Po në cila është gjendja shëndetësore e pedagoges?
“Ajo është vetëkarantinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, tregon ai.
Edhe në Shkodër është rënduar situata e të infektuarve të rinj. Vetëm në këto 24 orë janë regjistruar 11 të prekur të rinj.
Të gjithë të afërm të infektuarve të mëparshëm. Edhe në Kukës e Krujë janë konfirmuar përkatësisht 6 dhe 4 të prekur nga virusi.
Ata janë vatra të vjetra pjesë e zinxhirit të rasteve të mëparshme.