Fondi i gjelbër global do të financojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me rreth 50 milion dollarë për të shtuar pyjet.
“Do rikthejmë fidanishtet shtetërore. Duhet rikthejmë ripyllëzim ne zonat e prekura nga zjarri. Pyllëzojmë pranë infrastrukturës rrugore”, tha ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj.
Kapitulli për mjedisin tha ministri Sofjan Jaupaj në një konferencë me gazetarët është kapitulli më i shtrenjtë sa i përket negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, por që sipas tij do të mbyllet brenda afatit.
“Kapitulli më i shtrenjtë. Kemi kërkuar periudha tranzitore për sektore që kërkojnë investim e vlera financiare shume të mëdha. Kemi depozituar 1/3 e akteve ligjore që do duhet miratohen. Mund të jetë ndër kapitujt e fundit që do mbyllet , do ta mbyllim me sukses brenda 2027.”, tha ai.
Legjislacioni sipas ministrit të Mjedisit është përafruar dhe sa i përket menaxhimit të mbetjeve.
“5 zona të menaxhimit, Berat, Durres Vlorë, Dibër kredi nga Berzh që të menaxhohen impiantet. Gjirokaster, Kukës, po financohen nga ministria. Tiranë- Elbasan Fier projekt për impiantet studim fizibiliteti, deri në fund të vitit do kemi studimin për mënyrën e operimit”, nënvizoi Jaupaj.
Një ndër nënkapitujt më të vështirë të negociatave është ai për cilësinë e ajri.
Në krahasim me vendet e rajonit situata në Shqipëri sipas ministrit të Mjedisit paraqitet shumë më mirë. Megjithëkëtë për shkak të transportit, ndërtimit dhe zhvillimit urban Tirana paraqitet ndër qytetet më problematike në këtë aspekt.


