Pas Tiranës, Kavaja dhe Durrësi kanë pasur numrin më të lartë të të infektuarve me Covid.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se numri i të infektuarve ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të infektuarisht, ku mbi 60 persona janë të shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve që kanë qenë në një gjendje më të mirë shëndetësore kanë shkuar në shtëpi.
Gjithashtu në 24 orë 3 qytetarë nga Durrësi dhe 2 nga Kavaja kanë humbur jetën. /abcnews.al