Shteti rimbursoi kurimin nga Covid, ata i shpenzuan kot, Britania u kërkon paratë mashtruesve

schedule14:23 - 31 Janar, 2022

schedule 14:23 - 31 Janar, 2022

Drejtori i shpenzimeve publike të Britanisë u bëri thirrje të hënën personave që “vodhën” miliarda dollarë duke i kërkuar ndihmë shtetit për të luftuar Covid-19 ti kthejnë paratë, shkruan Reuters

Shefi i Sekretarit të Thesarit Simon Clarke tha se shërbimi tatimor, i njohur në Britani si HM Revenue & Dogans, do të ndiqte panealisht këdo që kishte marrë paratë në kurriz të shtetit.

“Qeveria britanike do të ndjekë penalisht këdo që i ka marrë këto para duke mashtruar”, tha Clarke për radion LBC. “Dhe unë do t’i bëj thirrje kujtdo që i ka marrë ato para dhe nuk i duheshin vërtet të kontaktojë me HMRC.”

“Kushdo që mendon se mund t’i shpëtojë dënimit të HMRC-së, po gabon rëndë, ,” tha ai.

Shuma e saktë ende nuk dihet, por sipas disa vlerësimeve shuma besohet se arrin deri në 6.7 miliardë dollarë.

/abcnews.al