Shteti Palau tërheq njohjen e Kosovës

schedule16:47 - 21 Janar, 2019

schedule 16:47 - 21 Janar, 2019

Një shtet i vogël që përbëhet prej një grumbulli ishujsh në Paqësor dhe që funksionon në aleancë me SHBA, ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Serbia pretendon se ka arritur të kthejë mbrapsht dhjetëra njohje të Kosovës, dhe kjo vjen pas tensionimit të marrëdhënieve për shkak të taksës.

Ka udhëtuar 25 orë nga Palau për ta gëzuar ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti i këtij shteti 21 mijë banorësh në Pacifik, Thomas Tommy Remengesau, i ka dhënë mbështëtje dialogut para statusit.

Presidenti i Palau, pasi ka ftuar serbët për turizëm dhe not me peshkaqenët vegjetarian që nuk hanë njerëz, ka sqaruar vendimin.

Thomas Remengesau JR President i Palau: Kishim pak informacione për situatën në këtë pjesë të botës. Paraardhësi im ka njohur Kosovën pa kuptuar se kjo çështje ka nevojë për një dialog paqësor dhe domethënës.

Serbia nuk kishte marrëdhënie më shumë shtete si ky. Daçiç thotë se ka përmirësuar gabimin. I pyetur nëse do të ndalonte lobimin në rast të vazhdimit të dialogut, Daçiç është përgjigjur kundër.

Ivica Daçiç ministër i Jashtëm i Serbisë: Meqë ju vini nga Shqipëria, t’ju pyes nëse Shqipëria do të ndalojë të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës? Nëse Shqipëria nuk ndalon, nuk ndalojmë as ne. Besoj jam I qartë, secili të bëjë punën e tij. Kanë shkruar mediat këtu se do të kemi edhe 4-5 tërheqje tjera, mendoj se kjo është deklaratë pesimiste.

Serbia i ka hequr vizat për banorët e Palaos dhe ka firmosur bashkëpunim për rini e sport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!