Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shteti nuk prodhon”, Rama në Elbasan: Tezgat e vendosura në rrugë do hiqen, janë skandal

schedule13:07 - 22 Shkurt, 2020

schedule 13:07 - 22 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla në rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Një aks që sipas tij pritet të jetë në shërbim të zhvillimit bujqësore e rural në këtë zonë.

Gjatë bisedës me qytetarët Rama theksoi se po hiqen tezgat e vendosura në rrugë sepse janë një skandal.

“Njerëzit të bashkohen, jo si në koperativën e dikurshme, ku punonin të gjithë dhe në fund i merr shteti, por të gjithë të punojnë dhe secili merr atë që takon. Shteti është për të mbështetur, jo për të prodhuar apo shitur. Shteti jep atë që ka mundësi të japi dhe ndihmon për të tregtuar”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!