Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtetet ku shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

schedule07:43 - 7 Korrik, 2021

schedule 07:43 - 7 Korrik, 2021

Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian. Deri më tani qytetarët e Kosovës kanë mundësi që të udhëtojnë pa vizqa në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi, Turqi dhe në disa vende të Afrikës.

Kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë. Në bazë të këtij raporti, pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99’të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.

Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës. Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!