Shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, Rama: Nuk do të ketë lojëra me lekë nëpër duar

schedule14:33 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:33 - 2 Tetor, 2019

Gjashtë milionë dollarë është fondi rezervë bazë që qeveria ka në dispozicion për të përballuar dëmet e tërmetit. Kështu deklaroi kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme gjatë një konference ku tregoi disa vendime që Këshilli i Ministrave ka marrë për situatën pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Rama tha se qeveria do t’i ndërtojë vetë shtëpitë e dëmtuara. Për ata që duan ta bëjnë vetë këtë proces, kreu i qeverisë tha se qeveria, nuk do t’u marrë asnjë taksë.

Gazetarja: Sa para nga fondi rezervë qeveria shqiptare i ka ndarë veç për të përballuar dëmet e tërmetit?

Edi Rama: Kemi vendosur pjesën e fondit rezervë me një akt normativ dhe janë rreth 6 milionë dollarë në dispozicion sot. Është një shifër bazë sepse kostot janë më të larta dhe thashë që do duhet të potësohen edhe me elementë të tjerë.

Gazetarja: Cilat do të jenë format e ndërhyrjes për familjet e prekura? Do të ketë vetëm kompensim financiar për ndërtesat apo ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të ndërtuar shtetit apo donatorë.

Edi Rama: Ne atyre që kanë humbur shtëpitë do t’u bëjmë shtëpitë. Lojëra me lekë nëpër duar nuk do ketë. Kush ka humbur shtëpinë do marrë shtëpinë. Kush do që ta bëjë vetë është i lirë ta bëjë nuk do paguajë asnjë taksë. Kjo është ajo që do bëjmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!