U rikonstruktua disa vite më parë për t`u kthyer në muze por ende qëndron e mbyllur.
Kjo është shtëpia e lindjes së shkrimtarit të Rilindjes Andon Zako Çajupit në fshatin Sheper të Zagorisë.
Gëzon statusin monument kulture i kategorisë së parë dhe gjatë komunizmit shërbeu si shkollë ku morën dije nxënësit e zonës.
Gati 5 vite më parë ndërtesa iu nënshtrua rikonstruksionit por qëllimi për ta kthyer në muze e për ta bërë të aksesueshem për vizitorët ende nuk është finalizuar.
Banorë të zonës u bëjnë thirrje institucioneve që shtëpia të hap dyert për dashamirësit e letërsisë së Çajupit.
Andon Zako Çajupi lindi më 27 mars 1886 në Sheper të Zagorisë dhe u nda nga jeta më 11 korrik 1930 në Kajro në moshën 64 vjeçare. Ai ishte atdhetar, rilindas, poet romantik dhe dramaturg.