Ndër shtëpitë shekullore të Gjirokastrës ajo e Skëndulatëve është më e veçanta. E ndërtuar në vitin 1705 kjo shtëpi e gurtë ka një histori më shumë se 300 vjeçare.
E përbërë nga 12 dhoma, 9 oxhake, 44 dyer e 64 dritare cdo gjë aty ka mbetur origjinale.
Banesa e tipit kullë që përfaqëson një model tipik të jetesës së një familjeje gjirokastrite tërheq kureshtjen e vizitorëve të shumtë. Turistët i befason arkitektura unike.
Pavarësisht vlerave që mbart shtëpia me statusin monument kulture duket se është lënë në harresë.
Këto pamje tregojnë se ka nëvojë për riparime e kujdes nga institucionet.
Në kohën e komunizmit shtëpia e Skendulateve ka qenë muze etnografik, pronaret me pas e rimoren banesen e tyre dhe e kthyen në një muze të hapur për vizitorët./abcnws.al