Shtëpia muze e familjes së Nënë Terezës në Shkodër e harruar nga institucionet

schedule17:05 - 5 Shtator, 2022

schedule 17:05 - 5 Shtator, 2022

Ndodhet në rrugicat karakteristike të Shkodrës, në zemër të saj, në Gjuhadol.

Kjo është banesa ku familja e Nënë Terezës jetoi 1 vit nga 1932-shi në 1933-shin.

Besohet se familjen e vizitoi edhe Gonxhe Bojaxhi kur ishte 17 vjeç.

Ky mendohet se është dhe shtrati ku ka fjetur Nënë Tereza.

Ndonëse ka 1 dekadë që kjo shtëpi është kthyer në muze, të paktë janë ata që e njohin.

Zhgënjimi nga institucionet për promovimin e shtëpisë-muze vërehet dhe në fjalët e Tonin Prelës, pronarit të banesës.

“Është kënaqësi e madhe kur hap këtë derë. Vijnë pelegrinë të rrallë se nuk kanë djeni ku është kjo shtëpi. Nuk dinë as në kë zyrë të shkojnë që të ketë reklamim që në këtë lagje është shtëpia që ka jetuar familja e Nënë Terezës. Ndoshta dhe prej kësaj vijnë më pak turistë”, tha Tonin Prela, pronari i banesës.

Ai kërkon që kjo shtëpi të jetë pjesë e guidave turistike.

Kjo banese ndonëse mbart vlera të mëdha shpirtërore, por edhe të trashëgimisë kulturore fatkeqësisht është harruar nga institucionet. Për të kujdeset vetëm pronari i saj./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!