“Shtëpia jonë është e veshur përgjithmonë me të zeza”, Kreta vajton 21-vjeçaren që u aksidentua nga shqiptari në Selanik

schedule10:57 - 28 Nëntor, 2022

schedule 10:57 - 28 Nëntor, 2022

Kreta është në zi për humbjen e 21-vjeçares nga Chania, e cila ndërroi jetë pasi u plagos rëndë kur u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar në Selanik herët të martën.

Dhimbja e familjarëve është e papëshkrueshme, teksa ata nuk patën kohë të mbajnë zi as për xhaxhanë e Emës, i cili kishte vdekur 50 ditë më parë.

Halla e 21-vjeçares ka treguar për mediat greke momentin e vështirë që po kalon familja.

“Shtëpia jonë është e veshur përgjithmonë me të zeza. Kjo është një gjë e kotë për të gjithë ne. Askush nuk mund ta besojë dhe unë nuk e di nëse prindërit e saj do ta përballojnë. Ata janë në një gjendje të mjerueshme si dhe motra e saj e vogël. Të gjithë ne”, tha ajo.

Motra e mitur e Emës si dhe prindërit e saj Babis dhe Kelly ndodhen në Selanik. Pas përfundimit të procesit të dhurimit të organeve, që familja vendosi të vazhdojë, pritet që në 24 orët e ardhshme të bëhet transferimi i saj në banesën e saj në Kretë, ku do të bëhet varrimi dhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!