Shtëpia fortesë me hekura në Greqi, prej 42 vitesh nëna mbante të bijën të izoluar mes katër mureve

schedule08:27 - 22 Qershor, 2022

schedule 08:27 - 22 Qershor, 2022

Një nënë ka mbajtur të izoluar në shtëpi për 42 vite të bijën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës në Greqi.

Sipas medieve greke askush në lagjen e gruas 76-vjeçare nuk e dinte se ajo jetonte në shtëpi me të bijën 51-vjeçare dhe se askush nuk ishte në dijeni se e moshuara kishte fëmijë, pasi ajo shfaqej gjithmonë e vetme nëpër lagje.

76-vjeçarja kishte krijuar një burg brenda shtëpisë për të bijën.

Dritare me hekura dhe dyer të mbyllura me zinxhirë, këto janë pamjet nga shtëpia burg, që u zbulua nga policia të shtunën e 19 qershorit.

Sipas burimeve e ëma ka mbajtur të bijën të izoluar, pasi ajo ishte autike dhe se nuk mund ta përballonte botën me çrregullimin shëndetësor që kishte.

Por si arriti policia te 51-vjeçarja, e cila që prej moshës 9 vjeçare nuk ka parë dritën e diellit me sy, pasi e ëma e ka mbajtur të burgosur në shtëpi.

Rasti tronditës u zbulua ditën që 76-vjeçarja ndërroi jetë, e cila ndërroi jetë në shkallët e shtëpisë së saj. Në banesë shkuan ur5fgjenca dhe policia ku gjetën brenda shtëpisë 51-vjeçaren që jetonte e burgosur mes katër mureve për 42 vite me radhë.

51-vjeçarja është gjetur në një ambient normal dhe të pastër, ndërsa sipas vlerësimeve të para, ajo i përket njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, pasi duket se është në fazën e autizmit.

Synimi i mjekëve që e kanë marrë përsipër edhe i shërbimit social të bashkisë së Larisës është t’i përgjigjen shumë pyetjeve që kanë lindur, pasi si lagjja ashtu edhe mjedisi më i gjerë familjar e dinin të vërtetën.

Nënkryetari i Politikave Sociale të bashkisë së Larisës, Sotiris Voulgaris, tha për ngjarjen: “Që nga e shtuna kur u zbulua rasti vrapuam për të ndihmuar dhe mbështetur 51-vjeçaren që ndodhej brenda banesës.

Ne përpiqemi ta mbrojmë dhe të mësojmë prej saj gjithçka që ka ndodhur në shtëpinë e saj, në mënyrë që të kemi një pamje të qartë. Vajza është nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e mjedisit të saj më të gjerë familjar. Të gjithë do t’i ndihmojmë që t’i sigurojmë asaj mbrojtje dhe cilësi sa më të mirë të jetës, siç e ofrojnë shërbimet sociale”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!