Shtëpia e Biznesit/ Ibrahimaj: Prej një viti të angazhuar për dialogun publik privat, në fokus procesi i integrimit europian

schedule20:16 - 26 Janar, 2024

schedule 20:16 - 26 Janar, 2024

Ministrja e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se prej një viti janë të angazhuar për dialogun publik privat.

Ajo ka theksuar se me Shtëpinë e Biznesit, qeveria mund të jetë më pranë problematikave të tyre, teksa në fokus është procesi i integrimit europian.

“Ne në fakt që prej vitit të kaluar, që në shtatorin e kaluar, jemi angazhuar për dialogun publik privat dhe në fillim të janarit jemi marrë me Shtëpinë e Biznesit se çfarë qeveria mund të bëjë më mirë në raport me biznesin. Mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për problemet e biznesit dhe ne do të shërbejmë për të gjetur zgjedhjet. Cilat janë problematikat që ka tregu dhe si mund t’i zgjidhim. Në përgjithësi klima e biznesit është përmirësuar dhe ne nuk duam ta humbasim.

Ne varësi të sektorëve shqetësimet janë të ndryshme. Ne të gjithë e dimë që sektori i turizmit ka pasur performancën më të mirë. Megjithatë kjo do të fillojë në varësi të sektorëve, sepse janë të ndara problematikat dhe janë të ndryshme. Ne duhet të mbajmë në fokus procesin e integrimit europian. Në shumë rast është oportiuniteti mund të jetë dhe barrierë, sepse konkurenca do të jetë e madhe për lojëtarët shqiptarë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!