Shtëpia e Bardhë ka akuzuar “Zërin e Amerikës” për përkrahje të propagandës së Kinës

schedule14:50 - 11 Prill, 2020

schedule 14:50 - 11 Prill, 2020

“Zëri i Amerikës”, që financohet nga fondet publike është kritikuar nga Shtëpia e Bardhë se po e promovon propagandën e jashtme të Kinës në lidhje me pandeminë e koronavirusit, shkruan Politico

Në një deklaratë të lëshuar të premten, administrata e presidentit Donald Trump pretendoi se “Zëri i Amerikës” e përhapi mesazhin e Pekinit duke e publikuar një video të festimeve për fundin e masave të koronavirusit në Wuhan dhe duke e vënë në pah faktin që Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar Kinën me numër të viktimave.

“Zëri i Amerikës shumë shpesh flet për armiqtë e Amerikës e jo qytetarët e saj. Gazetarët duhet t’i raportojnë faktet, por në vend të kësaj, Zëri i Amerikës e  ka forcuar propagandën e Pekinit”, thuhet në deklaratë.

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, Amanda Bennett, u kundërpërgjigj ndaj këtyre kritikave, duke thënë se ajo  ka raportuar edhe për përpjekjet e Kinës për ta fshehur përhapjen e koronavirusit.

Sulmi ndaj Zërit të Amerikës ndjek edhe një model tjetër nga administrata Trump  atë të sulmit në mënyrë të vazhdueshme ndaj mediave.

Fërkimi midis SH.B.A. dhe Kinës është përhapur edhe ndaj gazetarëve, rikujtojmë se VOA dhe Time Magazine u përcaktuan si “Misione të huaja” në Kinë.

Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara janë shënuar mbi 18 mijë viktima nga koronavirusit, ndërsa në Kinë vetëm rreth 3 mijë,  megjithëse dyshohet se kjo shifër mund të ketë qenë më e lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!