Padurimi për tu kthyer në shkollë Asjan e ka zgjuar herët. Shtatëvjeçarja do të nisë klasën e dytë dhe kujdeset që në çantë të mos i mungojë asgjë.
“I kam marrë të gjitha se i kam me orar”.
Banon në lagjen e re pesë “Maji” në Tiranë dhe mëson në një prej shkollave të ndërtuara vitet e fundit.
“Shkolla ime e ka emrin ‘Ardian Klosi'”
E ke larg nga shtëpia? “Jo”
Me kë shkon në shkollë ti? “Unë shkoj ndonjëherë me mamin, me babin dhe me nënën”.
Prej nëntorit të vitit 2019 kur familjes Spahiu iu dëmtua banesa nga tërmeti e deri para pak kohësh kur u sistemuan në këtë apartament të ri prindërit e Asjas kishin disa pikëpyetje.
“Sapo hymë në shtëpinë e re e tham ku do ta çojmë. Thonin ku po shkojmë tek bregu lumit. Ashtu ka qenë llafja. Thamë nuk ka shkollë. Ato gojëdhënat që flisnin njerëzit po jo doli e kundërta. Lagja na pëlqen. Shkollën e kemi afër, atë e kishim një favor të madh. Unë për veten time jam e kënaqur”.
“Duke qenë banor të rinj në këtë lagje e kishim të vështirë ku do ta çonim gocën, si do pritej, po çdo gjë shkon mirë. Asja shkon e lumtur me shumë gëzim në shkollë”.
Pas përshëndetjes me mësuesen nisin dhe bisedat me shoqet.
“Për çfarë folët me shoqet? Unë i thash që shkova në Itali. Mora çantën në Itali. Kam hyrë në shtëpi të re. Unë kam një dhomë shumë të bukur dhe atje mbaj mjetet shkollore”.
Asja është një prej 410 nxënësve të kësaj shkolle e cila pret fëmijë nga zona të ndryshme të Tiranës, një pjesë e tyre sistemuar në pallatet e reja ndërtuar pas tërmetit.
“Mësim në shkollën tonë për fat të mirë zhvillohet në një turn. klasat kanë hapësira shumë të bollshme duke qëne se është objekt i ri numri i nxënësve në klasë është komod mesatarja 22- 23 nxënës për klasë. kjo ka krijuara lehtësi si për mësuesit dhe për nxënësit për të qenë aktiv gjatë orës së mësimit”, tha drejtoresha e shkollës “Ardian Klosi”, Jetmira Ibro.
Me shkollën, kopshtet, parqet e mjediset sportive lagja e re tek 5 maji po ndërtohet për tu kthyer në një prej qendrave të Tiranës policentrike ku fëmijë dhe të rritur të mund të marrin shërbimet afër vendbanimit.
“Si shkoi dita e parë shkollës? Shumë mirë. Çfarë pret ti nga ky vit shkollor? Unë pres të dal me dhjeta”./abcnews.al