Kukësi ka zgjedhur stadiumin ku do të presë Kastriotin për ndeshjen e javës së 20-të të Abissnet Superiore.
Verilindorët ende nuk kanë marrë “OK”-in për të luajtur në stadiumin e tyre dhe këtë javë do të shtegtojnë në Rrogozhinë.
Kukësi do të luajë pikërisht aty ku mundi para pak ditësh Egnatian dhe do tentojë të bëjë të njëjtën gjë me krutanët e vendit të fundit. / abcnews.al