Shtatzënia ishte e rreme, çfarë e nxori nga qelia Fjolla Morinën

schedule15:41 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:41 - 22 Shtator, 2020

Gjykata në Kukës ka lënë ditën e sotme në arrest në shtëpi këngëtaren e njohur shqiptare Fjolla Morina.

Ditën e djeshme prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Morinën, por sot gjykata vendosi masën “arrest në shtëpie” për shkak se këngëtarja ka vajzën 5-vjeçe të vetme.

Por, si fillim u tha se organi i akuzës kishte kërkuar “arrest në shtëpi” ndoshta për faktin se dyshohej që këngëtarja të ishte shtatzënë.

Abcnews.al mësoi se Fjolla kishte pasur dyshime, pasi kishte vonesë të ciklit si dhe shenja të ngjashme. Më pas me kryerjen e një ekoje, rezultoi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë.

Në një intervistë dhënë për Abc News, avokatja Aurora Guska shpjegon se këngëtarja bëri kontrolle dy herë pranë maternitetit të Kukësit.

“Dy herë pranë maternitetit të Kukësit bëri kontrolle rutinë. Në ditën që është ndaluar, mjeku nuk jepte dot të dhënë të saktë nëse është në fillimet e para të shatzënisë apo jo. Për ta konfirmuar këtë fakt, sot prokurorja e çështjes, kërkoi një rivizitë të saj. Dhe, u konkludua nga dy mjeke që Fjolla nuk është shtatzënë. Unë panë rrethana të tjera, ajo ka një vajzë të mitur, të vetme, edhe mendoj që masa e arrestit në shtëpi është ekstreme.”

Pra, sipas avokates, masa e vendosur sot, u mor, duke marrë parasysh që Fjolla ka vajzën e mitur të vetme.

Ndërsa, avokati Andi Dura sqaroi para mediave, se çështja e shtatzënisë nuk është servirur asnjë  herë si provë nga ana e mbrojtjes.

“Nuk ka qenë asnjë provë e servirur nga ne dhe as e pohuar nga ne. Kjo ka qenë e fundit që më ka shkuar në mendje. Ju siguroj që kjo ka qenë aksesor dhe jo mbrojtje.”

Sa i përket armëve që Fjolla kishte me vete, avokati sqaron:

“Këtu nuk kemi të bëjmë me trafikim. Dhe jo me armë luftarake. Jo në sasi po as në cilësi. Është një armë që mund ta blini 50 euro kudo.”

Avokatët sqaruan po ashtu se është paraqitur kontrata e qirasë së shtëpisë, e cila është marrë “ballë përballë me komisiaratin e policisë.”

Kujtojmë se Policia Kufitare e Morinës arrestoi të shtunën, më 19 shtator këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Morina u kap me armë zjarri me vete, ndërsa tentoi të futej në Shqipëri.

Ajo vetë ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me shoferin Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla.

Për të dy, gjykata e Kukësit vendosi masën arrest me burg për 30 ditë.

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!