Shtatori sipas yjeve, kujdes këto 3 shenja! Astrologu jep lajmin e mirë për emigrantët

schedule19:08 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:08 - 7 Shtator, 2021

Muaji Shtator është starti i punës e aktivitetit, por dhe shumë ndryshimeve profesionale dhe personale për çdo njeri. Duke u bazuar tek shenja e tyre e horoskopit mund të themi se kur është periudha më me fat për secilën shenjë.

Astrologu Jorgo Pulla këtë të martë ishte i ftuar në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku parashikoi datat më me rëndësi për këtë muaj. Cilat janë ato? 7, 14, 17, 20, 21, 26, 29. Jorgo shtoi se data 26 është me shumë rëndësi për personat që jetojnë jashtë vendit dhe janë duke u marrë me dokumentacione të ndrysme.

Pulla ndër të tjera tha se disa shenja janë më të favorizuara , siç edhe disa duhet të kenë shumë kujdes gjatë Shtatorit. Shenjat më perfekte të këtij muaji janë: Virgjëresha, Peshqit dhe Peshorja. Ndërsa shenjat që duhet të tregojnë kujdes janë: Demi, Gaforrja dhe Bricjapi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!