Situata në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë e rënduar për shkak të koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 115 raste të reja, ndërkohë 7 persona kanë humbur jetën.
Autoritet njoftojnë edhe për 40 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.
Në qytetet tjera ka nga më pak se katër raste te reja. 5 të vdekur janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.
Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.032 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind. /abcnews.al

