Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 165 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus këtë të premte në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se numri i të infektuarve me Covid në këtë vend ka shkuar në 6 787 persona mes të cilëve 328 kanë humbur jetën.
Ndërkohë deri më tani betejën me këtë sëmundje të rëndë e kanë fituar 2876 persona, ndërsa vijojnë të jenë të sëmurë aktivë me Covid, 3583 raste./abcnews.al

