Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtatë të infektuar dhe një viktimë nga koronavirusi brenda ditës në Maqedoninë e Veriut

schedule13:32 - 4 Maj, 2020

schedule 13:32 - 4 Maj, 2020

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 7 raste të tjera me koronavirus. Autoritetet e Shëndetit në vend bëjnë të ditur se brenda 24 orëve janë realizuar 113 teste, prej të cilëve vetëm 7 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Po ashtu, si pasojë e koronavirusit ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi. Sa i përket të infektuarve, sipas qyteteve : 1 raste është paraqitur në Shkup, në Tetovë 4 raste, Prilep 1 dhe Kratovë 1.

Me të infektuarit e ditës së sotme, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në RMV shkon në 1.518.



Gjithsej 47 pacient janë kuruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, janë shëruar 9 pacientë në Shkup, 9 në Kumanovë, 8 në Prilep, 13 në Tetovë, një në Ohër, 5 në Gostivar, një në Kriva Pallankë dhe një në Koçani. Numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga Covid-19 tashmë shkon në 992.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në Maqedoninë e Veriut shkon në 85. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!