Në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetë 7 persona në 24 orët e fundit. Raportohet se 6 persona humbën jetën në Spitalin 8 Shtatori dhe nëj në Klinikën për Sëmundjet Infektive.
Në një viktimat raportohet të jetë i moshës 83-vjeçare, një tjetër nga Ohri i lindur në vitin 1976 dhe një i lindur në vitin 1947. Nga ana tjetër, mediat vendase raportojnë se brenda ditës janë konfirmuar edhe 89 raste të reja.
Bilanci total i viktimave në vend është 140. Ndërsa totali i të infektuarve në vend është 2315. /abcnews.al/