Shqyerja e PD-së, Salianji akuzon Berishën: Po i përdor demokratët për dhunë

schedule14:11 - 8 Janar, 2022

schedule 14:11 - 8 Janar, 2022

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi Sali Berishën për dhunën dhe shkatërrimin e selisë së PD-së. Ai tha se ish-kryeministri po përdor demokratët, por theksoi se gazi dhe dhuna nuk janë zgjidhje.

Përdorin cdo mjet dhune ndaj PD-së, burrave dhe grave që kanë punuar për PD-në dhe që zgjidhjen nuk e mendojnë se vjen nga dhuna, gurët dhe përplasjet.

Asnjë milimetër gjak, asnjë centimetër e kësaj godine nuk vlen më shumë sesa jetët e cdo demokrati. Vendosja e tyre duke mos pyetur për asnjë lloj limiti.

Kjo nuk është zgjidhja, gazi dhe kushtet e tmerrshme të dhunës verbale. Në cdo centimetër të kësaj godine gjen shenjat e dhunës” tha ai./ Abcnews.al