Një shqiptare më Greqi është vënë nën mikroskopin e policisë helene, pasi shkoi në dyqanin qendror Rolex në Athinë për t’i bërë servisin një ore super luksoze me vlerë 85 mijë dollarë.
Policia helene në bashkëpunim me Europolin, po kërkon të zbulojë se si ora luksoze zvicerane përfundoi në duart e shqiptares.
Mësohet se ora luksoze është grabitur më 13 nëntor 2017 nga një argjendari në Kopenhagë nga grupi kriminal i vjedhjeve të bizhuterive të shtrenjta “Panterat Roz”.
Tre autorët e bandës ndërkombëtare hynë në dyqanin në kryeqytetin e Danimarkës dhe nën kërcënimin e armëve dhe imobilizuan punonjësit e argjendarisë, duke zhvatur 50 ora super luksoze.
Protothema.gr shkruan se ora e sekuestruar i është dorëzuar autoriteteve daneze, ndërkohë që hetimet nga Departamenti i Krimeve të Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës vijojnë.
Njoftimi i ELAS:
“ Pas një hetimi nga Departamenti i Krimeve Pronësore të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, në bashkëpunim me autoritetet daneze, u zbulua dhe u konfiskua në zyrën e mbështetjes teknike të një kompanie, e cila ishte dorëzuar për riparim, një orë me vlerë -85 000- euro.
Ora e sekuestruar është pjesë e otave të grabitura, pas një grabitjeje me armë, të kryer më 13.11.2017 në një argjendari në Kopenhagë të Danimarkës, nga tre autorë.
Ora e konfiskuar iu dorëzua autoriteteve daneze.
Hetimet paraprake kryhen nga Departamenti i Krimeve të Pronës pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë ”./abcnews.al/