Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos të enjten, në një pikë kontrolli në Lipniçki.
Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, koloneli Arben Çuko u shpreh se pala serbe mund ta kërkojë këtë ngjarje si kundër peshë për atë që ndodhi në Banjskë.
Nga ana e tij eksperti i Gjeo-politikës, Agim Krasniqi i qëndroi të njëjtit mendim duke thënë se cilësimi si akt terrorist tregon se synon të balancohet rasti me atë të Banjkës.
Pjesë nga intervista në studio:
Kapiten Dritan Goxhaj: Kryeministri nuk kishte përse të merrej me këtë puna. Dalja e kryeministrit po e politizon këtë çështje. Daçiç kërkon ta përdorë si kundër peshë për atë që ndodhi në Banjskë.
Kolonel Arben Çuko: Albin Kurti i di mirë punë e veta si kryeministër. Mendoj që është pjesë e kundërpërgjigjes. Serbët ndoshta mund ta përdorin për fillimin e ndonjë zjarri më të madh.
Ekspert i Gjeo-politikës, Agim Krasniqi: Cilësimi i rastit si akt terrorist, për mua lë për të dyshuar se mund të jetë një skenar i përgatitur më herët. Kemi rastin e Pandës, ku vriten shtatë të rinj serb për të akuzuar ish-UÇK. Cilësimi si akt terrorist na ço tek rasti i Banjkës dhe synon të balancohet veprimi. Mendimi është që nuk po shkohet drejt eskalimit të situatës.
Dritan Goxhaj: Ky person është arrestuar për disa vepra në Kosovë, por njihet edhe për arratisjet e tij. Në pikën e kalimit kufitar, kur është bërë kontroll ka qëlluar sepse do të arrestohej. Sepse ishte me armë. Polici serb kërkoi t’i bënte kontroll.
/abcnews.al/