Mediat gjermane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike që ndodhi dy net më parë në Hamburg, ku një shqiptar nga Kosova vrau dy fëmijët e mitur dhe plagosi gruan, ndërsa më pas Flamur R. 44-vjeç i dha fund jetës.
“Bild” shkruan se gruaja Advije R. 38-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Po sipas “Bild” ka qenë vetë 38-vjeçarja që ka njoftuar urgjencën pas krimit makabër nga bashkëshorti.
Lexo edhe: Ky është shqiptari që vrau fëmijët dhe veten në Gjermani
Shkaku i vendimit ekstrem që mori shqiptari nuk dihet dhe e vetmja dëshmitare që ka mbetur gjallë është gruaja e tij. Në artikull theksohet se “në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate. Flamur R. mësohet se ka qenë gjaknxehtë sipas fqinjëve. Në të kaluarën ai ka kërcënuar edhe të afërmit të cilët e kanë denoncuar në polici”.
Në mars të vitit 2020 djemtë e shqiptarit nga Kosova kishin njoftuar policinë pas debatit të fortë dhe të ashpër mes prindërve. “Më 24 mars 2020 morëm një raport nga policia për dhunën në familje në familje” thekson policia.
“Nëse prindërit synojnë të ndahen, unë mund ta imagjinoj se një akt kaq i tmerrshëm mund të ndodhë. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh këtu. Bëhet fjalë për fëmijët”, tha një zyrtar gjerman për çështjet sociale./ Abcnews.al