Shqiptari shpallet kampion i bodybulding në Greqi: Bëra dy operacione dhe jam me fat që shpëtova dorën

schedule09:49 - 16 Korrik, 2024

schedule 09:49 - 16 Korrik, 2024

Orestis Duro është shpallur kampion i bodybuilding në Greqi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se fitorja erdhi pas shumë sakrificave dhe vështirësive.

Oresti tha se nuk ka bërë shumë stërvitje, pasi kishte probleme me dorën, megjithatë ia doli të fitonte.

“Atje ishin 15 veta, garë shumë e madhe dhe kishte shumë kohë që përgatiteshin. Unë mora pjesë pas 10 vitesh. Kisha dhe një aksident te dora, nuk bëra përgatitjen që mund të bëja, por megjithatë shkoi shumë mirë.

Nuk kam bërë shumë stërvitje sepse kisha probleme me orën. Bëra dy operacione dhe jam me fat që shpëtova dorën. Tani jam shumë mirë se bëra fizioterapi.

Në 2025, do të përfaqësojë Greqin në kompeticione të tjera. Unë jam lindur në Athinë, por jetoj në Kretë”, u shpreh ai./abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!