Shqiptari Mensur Hyseni ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për sfidën e tij përballë marinsit amerikan për Guenness.
Hyseni theksoi se gara do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 në ambientet e një palestre pasi temperaturat e larta nuk lejojnë që sfida të ekzekutohet në ambiente të jashtme.
“Mundësia e parë që është të vijë komisioni nga libri Guinnes por është pak vështirë sepse ka kosto, por do filmohet. Sfida do jetë ditën e diel në orën 13:00. Do jetë në palestër pasi për shkak të temperaturave të larta nuk e ekzekutojmë dot jashtë.
11 ekzekutime brenda 1 minute më duhen mua pas minutës së 50 do jetë momenti më i vështirë. Te minuta e 45 trupi im jep sinjal nëse do e thyej rekordin apo jo. Aty do kuptoj nëse do e arrij rekordin apo jo, nëse kuptoj se nuk e bëj dot, do e ndërpresë garën.
Pas minutës së 10, intensiteti i frekuencës s së zemrës shkon mbi 80 përqind. Temperatura trupore shkon në 40-41 ose në raste ekstreme në 42 gradë Celsius. Janë parametra të matura dhe jo me supozime.”, u shpreh ai.
/abcnews.al