Shqiptari rikthehet fuqishëm tek “Osmani”, nga roje në kalorës në sezonin e ri të serialit: Një ëndërr e bërë realitet

schedule12:25 - 5 Tetor, 2023

schedule 12:25 - 5 Tetor, 2023

Ervis Belollari, është i riu nga Librazhi i cili është pjesë e kastit të aktorëve të serialit të njohur turk në Shqipëri, Osmani. Në një intervistë për ABC e Mëngjesit, Belollari rrëfeu peripecitë që iu desh të kalojë për të bërë realitet ëndrrën e tij.

“Ishte një ëndërr. Që i vogël kam patur dëshirë të luaj në seriale turke, gjuhën e kam mësuar përmes një kolegji turk  më pas kam kryer kolegjin turk për tre vite në Turqi.  Do shkoj në dhjetor ose janar në Turqi, bashkë me mua do jetë edhe një tjetër aktor shqiptar Ergys Keta. Filmat që ka nxjerr ai janë thuajse të ngjashme me serialin e Osmanit dhe të dy do kemi role shumë të rëndësishme. Do marrim pjesë nëpër luftra. Në Turqi shkoj shpesh, kam edhe lidhje direkte me aktorët atje.” tha ai, ndërsa rrëfeu si u përzgjodh në serialin Osmani.

“Për herë të fundit isha në Gjermani, isha I fiksuar se do e le Europën. Është një histori e gjatë për t’u bërë pjesë e serialeve turke. Cdo gjë e kisha bërë gati për në Turqi. E mendova se do jetë e vështirë, dhe I vendosa dy kushte vetes, një të bëhem personazh shumë i ndjekur në Shqipëri dhe kur të shkoja në Turqi të kisha një mbështetje nga pas, edhe e dyta të kisha një punën time on line që ta merrja me vete. Kushte të cilat i realizova.

Në shtator 2022 vendosa të shkoj në Turqi. Përmes një kompanie, kam mundur të regjistrohem për të marrë pjesë te filmi Osmani.” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!