Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari që ka hyrë në Guinness realizon një tjetër punim të pazakontë për Skënderbeun

schedule09:15 - 26 Tetor, 2021

schedule 09:15 - 26 Tetor, 2021

Veprat artistike që janë realizuar për heronjtë kombëtarë janë të shumta dhe padyshim më të veçantat. Besart Gashi ka realizuar portretet e heronjve si Adem Jashari dhe Adem Ramadani ndërsa së fundmi ka zgjedhur Skënderbeun.

Gjatë një interviste për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tha: “Këtë mozaik e kam quajtur “Njeriu i Hekurt” sepse në të vërtetë ka qenë i hekurt me betejat e tij për çlirimin e vendit. E kam punuar me 160 mijë kapëse metali.“, u shpreh ai.



Besarti ka arritur të futet dhe në “Guinness” me punimin që realizoi për heroin e UÇK-së, Agim Ramadani. Tre milionë kapëse metali dhe 50 ditë punë i janë dashur artistit për realizimin e këtij punimi, që ka hyrë në “Guinness” si punimi i parë i këtij lloji.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!