Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari plagoset me thikë në Itali

schedule11:42 - 10 Korrik, 2025

schedule 11:42 - 10 Korrik, 2025

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark. Bëhet e ditur se në qytetin e Rovigos ka ndodhur një sherr mes dy të rinjve, përleshje me thika në rrugën pranë qendrës së qytetit.

Raportohet se një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark.

I riu ndodhet aktualisht në spitalin e Rovigos nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme, megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit, prandaj dhe mjekët kanë vendosur një prognozë të rezervuar.

Skena në vendngjarje ishte tronditëse, gjak i derdhur në sasi të madhe mbi asfalt.

Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, një shqiptar dhe një rumun, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka përfunduar me një akt dhune të rëndë.

Dyshohet se ishte i riu me origjinë rumune ai që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!