Shqiptari i lë takim gruas dhe të dashurës në të njëjtin vend, dy gratë përleshen me thika

schedule17:23 - 18 Gusht, 2022

schedule 17:23 - 18 Gusht, 2022

Një 25-vjeçari shqiptare ka goditur me thikë ditën e mërkurë bashkëpatrioten e saj 27-vjeçe në një pyll në afërsi të Selanikut.

Shkak për zënkën mes dy të rejave është se 27-vjeçarja prej disa kohësh frekuentohej me burrin e 25-vjeçares.

Ajo që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e mediave greke në këtë histori, është se vetë burri shqiptar, ju kishte lënë takim në të njëjtin orar të dyja grave në të njëjtin vend.

Në momentin që secila prej grave priste të takonte burrin ai është zhdukur dhe ato kanë gjetur njëra-tjetrën ku edhe ka nisur sherri.

Në debat e sipër 25-vjeçarja ka nxjerrë një thikë nga çanta duke e goditur 27-vjeçaren, e cila tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

I vëllai i 25-vjeçares rrëfen se motra e tij është e pafajshme në gjithë këtë histori dhe shkaku është burri i saj dhe të dashurës së tij, të cilët nuk e linin të qetë.

Sipas tij motra dhe burri i saj kishin fëmijë bashkë, por ky i fundit kishte dhe një tjetër histori dashurie.

Ndërsa shton se ditën e ngjarjes ka qenë pikërisht kunati i tij i cili i ka kërkuar motrës që të takojë të dashurën dhe të sqarohet, pasi ai pretendonte se 27-vjeçarja nuk donte të shkëputej.

Ndërkohë edhe avokati i 27-vjeçares thekson se e reja shqiptare nuk kishte aspak qëllim që të godiste me thikë patrioten e saj, pasi ajo ka shkuar në atë vend për tu takuar me burrin e saj, pa e ditur kurthin që bashkëshorti i kishte ngritur.

/Abcnews.al/