Shqiptari i dytë pas Canës, firmos në Angli mbrojtësi dardan

schedule15:37 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:37 - 4 Shtator, 2020

Mbrojtësi i Neuchatel Xamax, Arbenit Xhemajli, tashmë është në gjurmët e ish-kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Kosovari bëhet kështu blerja e pestë e klubit anglez në këtë merkato dhe ka qenë vetë Sunderlandi që ka konfirmuar afrimin e tij.

Mëngjerashi ka firmosur për dy vite me ish-klubi e Canës dhe bëhet kështu shqiptari i dytë që do të luajë për Sunderlandin. Xhemajlit i përfundoi kontrata me klubin zvicerian dhe anglezët përfituan duke e transferuar atë me parametra zero.

Pas arritjes së marrëveshjes erdhi dhe një reagim nga lojtari i Kosovës, i cili është shprehur shumë i lumtur për këtë hap në karrierën e tij. “Jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja dhe mezi po pres që të luaj për Sunderlandin. Kam patur një bisedë shumë pozitive me trajnerin dhe nga ajo që unë kam parë deri më tani besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm,” mbyll Xhemajli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!