Shqiptari i dënuar për vrasjen e të fortit në Vlorë u arratis nga burgu i Italisë, Porti i Durrësit merr masa të rrepta sigurie

schedule09:36 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:36 - 26 Shtator, 2023

Roland Dedja, shqiptari i akuzuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, Shpëtim Çupës, më pas për arratisjen e bujshme të kryer 13 vjet më parë nga burgu i Pizas, për një tjetër grabitje në kohën që ishte në arrati, ka mundur të arratiset ditën e hënë nga burgu.

Ndërkohë, policia italiane prej orësh është në kërkim të Dedjas, burime për ABC News zbulojnë se në Portin e Durrësit janë marrë masa të rrepta sigurie.

Dyshohet se Dedja do të kthehet në Shqipëri. Për këtë arsye, policia ka marrë masa shtesë. Sakaq, raportohet se vëmendja do të jetë maskimale./abcnews.al