Shqiptari humbi jetën nga Covid-19, por vepra e tij ka lumturuar mijëra njerëz në Pakistan

schedule07:50 - 26 Maj, 2020

schedule 07:50 - 26 Maj, 2020

Myshyr Shabani, nga Gjilani i Kosovës, i cili vdiq në kohë pandemie në Gjermani, ka qenë bamirës i madh.

Humanizmi i tij kishte mbërritur edhe në Pakistan kur nga pasuria e tij që e kishte fituar në Gjermani, e ka hapur një pus, duku u siguruar ujë të pijshëm disa familjeve të varfra atje.

Myshyr Shabani vdiq më 6 maj, pasi ishte infektuar me Covid-19, por projekti i tij i bamirësisë përfundoi sot.

Familja e Myshyrit i ka dërguar fotot dhe videon e përfundimit të këtij projekti për Mediafokus.info.

Pusi që rrjedh ujë të pijshëm është emërtuar me emrin e Myshyr Shabanit.

Ky nuk është rasti i vetëm prej humanisti nga Myshyri.

Mësohet se i ndjeri u kishte ndihmuar, po ashtu, edhe gjashtë familjeve shqiptare për t’ua rregulluar dokumentacionin e lejeqëndrimit të përhershëm në shtetin gjerman.

Myshyr Shabani kishte emigruar në Gjermani në vitet 90, dhe punonte si berber.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!