Shqiptari humb jetën në një aksident rrugor

schedule10:02 - 24 Maj, 2019

schedule 10:02 - 24 Maj, 2019

Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën gjatë një aksident rrugor të ndodhur në një autostradë në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima quhet Arjan Disha, 28 vjeç. Ai po udhëtonte së bashku me një 34-vjeçarin maroken Jamal Amaadour, i cili gjithashtu ndërroi jetë.

Sipas mediave, dy viktimat ishin në një makinë “Fiat Bravo”, që drejtohej nga shqiptari. Ata u përplasën me një kamion, i cili kishte ndaluar në korsinë e emergjencës.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë 28-vjeçari dhe 34-vjeçari gjetën vdekjen e menjëhershme. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por paraprakisht autoritetet dyshojnë se shoferin e ka zënë gjumi.

Aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes në autostradën A4. Mësohet se Disha dhe Amaadour jetonin në një provincë në Trevizo. Ata ishin nisur rreth orës 7 të mëngjesit për të shkuar në punë./abcnews.al