Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari godet gruan dhe veten me çekiç, çifti rëndë në spital

schedule15:00 - 27 Maj, 2019

schedule 15:00 - 27 Maj, 2019

Në Paullo të Italisë një shqiptar ka goditur me çekiç në kokë gruan e tij, më pas një fqinj dhe në fund veten. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dhe gruaja e tij janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orën 09: 30 minuta të mëngjesit të sotëm. Shqiptari një 65-vjeçar, thuhet se  prej tre muajsh ishte i papunë. Mediat italiane shkruajnë se kushtet e rënda ekonomike mund ta kanë çuar shqiptarin drejt tentativës së vrasjes së gruas së tij, një shtëpiake 69-vjeçare.

Sherri i përgjakshëm ka ndodhur në godinë numrin 4 të Via Primo Maggio, ku çifti jetonte.



Sipas  drejtuesit të karabinierëve  Antonio Ruotolo, burri dhe gruaja kishin debatuar në shtëpi rreth orës 9 dhe në fund të një mosmarrëveshje ka ndodhur dhuna. Pak minuta më vonë, teksa po zbriste nëpër shkallë kishte takuar  fqinjin 77-vjeçar italian , duke e qëlluar edhe atë. Mësohet se i moshuari italian kishte dalë nga shtëpia e tij, pasi ishte alarmuar nga britmat.

65-vjeçari është në koma, ndërsa gruaja e tij  është në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka një plagë të madhe në kokë. Për fat të mirë fqinji i çiftit shqiptar ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se gruaja nuk kishte bërë  më parë asnjë ankesë në polici ndaj burrit të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!