Shqiptari bën “kërdinë” në Greqi, mashtron të moshuarit dhe iu zhvat para dhe ar me vlerë 140 mijë euro

schedule08:00 - 22 Maj, 2024

schedule 08:00 - 22 Maj, 2024

Një 48 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për mashtrim. Sipas mediave, shqiptari është anëtar i një organizate kriminale që mashtronte të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku ka arritur t’u marrë 140 mijë euro.

Ai i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke u thënë se të afërmit e tyre kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!