Shqiptari bën gjestin e madh pasi turistja humb portofolin

schedule18:32 - 16 Qershor, 2019

schedule 18:32 - 16 Qershor, 2019

Ka marrë reagime pozitive historia e një punëtori shqiptar, i cili gjeti një portofol me para dhe e dorëzoi në polici.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të premten një turiste gjermane ishte paraqitur në ambientet e një komisariati për të denoncuar humbjen e portofolit. Ajo ndodhej me pushime në Imperia të Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, por gjatë një shëtitje në qendër kishte humbur portofolin.

Mbi të gjitha, turistja ishte e shqetësuar pasi kishte humbur të gjitha dokumentet e nevojshme që i duheshin për t’u kthyer në atdhe. Por fati i mirë ishte me të. Kjo pasi një shqiptar u paraqit disa orë më vonë në komisariat për të dorëzuar portofolin, të cilin e kishte gjetur në një rrugë.

Bëhet fjalë për një punëtor 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Pasi autoritetet bënë verifikimet e duhura, ia kthyen turistes portofolin. Në të ndodheshin të gjitha gjërat që ajo kishte pasur në momentin e humbjes; rreth 400 euro, të gjitha kartat e identiteti dhe dokumentet.

Në fund, turistja i kërkoi autoriteteve që ta vinin në kontak me shqiptarin, për ta falënderuar personalisht për gjestin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!