Shqiptari arratiset nga qelia, policia e Athinës në alarm

schedule12:43 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 12:43 - 18 Dhjetor, 2018

Një shtetas shqiptar është arratisur nga qelitë e paraburgimit, duke vënë në alarm gjithë policinë e Athinës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në drejtorinë policore të Atikës Perëndimore. Shqiptari ka mundur të presë me limë hekurat e qelisë dhe pastaj të dalë e të zhduket në drejtim të paditur. 38 vjeçari ishte plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë gjatë një grabitjeje me armë, më 27 nëntor, në afërsi të Athinës.

Pasi qe kuruar në spital i ruajtur nga policia, ai po mbahej në paraburgim, në pritje që të transferohej në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Krahas operacionit për gjetjen dhe kapjen e tij, është urdhëruar dhe fillimi i hetimeve mbi rrethanat e arratisjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!