“Shqiptarët të votojnë masivisht”, Idrizi: Rama tenton të bëhet diktator me çorape të kuqe

schedule13:04 - 11 Mars, 2021

schedule 13:04 - 11 Mars, 2021

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në studion e “ABC” foli për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Idrizi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, ndërsa u ndal konkretisht tek konferenca që zhvilloi ditën e djeshme me kandidatët e listës për Partinë Socialistë.

Gjuha e kryeministrit sipas tij duhet marrë në shqyrtim nga KQZ, pasi ishin jashtë çdo etike fjalët apo etiketimet për kandidatët kundërshtarë, ndërsa i krahasonte me kandidatët e Partisë Demokratike.

 

“Nuk e di si mund ta mbështesin këtë kryeministër kur është me një bilanc katastrofik, sidomos gjatë mandatit të dytë. Unë besoj që KQZ duhet të marrë në shqyrtim edhe zbatimin e etikës për fushatën elektorale. Theksoj se PDIU, është ajo që ndan mandatet me peshë të Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit dhe Rama e di shumë mirë se kjo është forca e PDIU-së”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Idrizi tha se vijon të qëndrojë kundër vendimeve të Ramës.

“Jam sot kundër diktatorit të vogël me çorape të kuqe dhe të verdha”, tha ai , ndërsa shtoi: “Ai është njeriu që largoi 500 mijë shqiptarë, njeriu që e përdori demokracinë në Shqipëri vetëm për 5 oligarkë. Ai shpërdoroi jo vetëm besimin, por edhe paratë e shqiptarëve. Kemi ngecje personale për shkak të Ramës në ecurinë tonë drejt BE-së dhe dua të kujtoj se se përballë më kishin vënë zonjën Mimi Kolesdhi.

Sigurisht do të ishte nder për mua, por duhet të kuptojmë se ne nuk jemi përballë tyre, por përballë një njeriu i cili ka deformuar demokracinë në Shqipëri dhe që tenton të bëhet një diktator me çorape të kuqe, duke ka shkatërruar ekonominë. Unë jam gati të vendosem në mbështetje të gjitha atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut dhe këtu e kam fjalën për minoritetin grek. Qeverisë i kërkojmë që të mos heshtë”, shtoi më tej Idrizi.

Lista e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit përballë figurave të PS-së?

Idrizi: Opozita ka figura të reja, por kjo është një listë e detyruar nga opozita shqiptare. Rama në mënyrë të njëanshme prishi marrëveshjen e 5 qershorit. Ne jemi futur në një listë kundër kryeministrit. Edi Rama nuk e ka dashur asnjëherë PS, e përdori atë si trampolinë për të sjellë sektin e “Rilindjes” dhe sektin e tij personal. Unë jam i bindur se në këtë kohë të mbetur në duhet t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që të dalin të votojnë masivisht.

/abcnews.al/