Shqiptarët të pasigurt, BSH: Gjatë tetorit niveli i parave të mbyllura në banka arrin rekord për 2020

schedule14:58 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:58 - 28 Nëntor, 2020

Depozitat e shqiptarëve kanë njohur rritje rekord gjatë  muajve të fundit.Pasiguria për të ardhmen për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ka bërë që pothuajse të gjitha planet e qytetarëve shqiptarë të pezullohen për një moment të dytë.

Madje një fenomen i tillë konfirmohet edhe nga agjencitë imobiliare të cilat shprehen se shumë transaksione  për blerje banese ose marrjen me qira të ambienteve më të mëdha.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  paratë e mbyllura në banka kanë arritur nivelin më të lartë që prej 2012.Në total në sistemin bankar shqiptar janë depozituar mbi 1 trilion lekëve, ndërsa vetëm në tetor janë shtuar 2.5 mld lekë ose me rreth 20 mln euro.

Depozitat kanë njohur rritje në monedhën kombëtare lek e  po ashtu edhe në monedha të huaja kryesisht në euro. Qytetarët mesa duket nuk janë stepur për të rritur kursimet në banka edhe pse interesat mbeten shumë të ulëta sidomos për depozitat në lekë.Tirana ka edhe peshën kryesore të kursimeve që qytetarët kanë mbyllur në banka e ndjekur nga Durrësi ,Vlora dhe  Elbasani.

Vendimi për të rritur kursimet ka ardhur edhe pse interesat mbeten shumë të ulëta sidomos për depozitat në lekë. Tendenca për të shtuar paratë e depozituara ka nisur të vërehet gjatë muajve mars e prill, ku rritja e kursimeve duket se erdhi nga pamundësia fizike e qytetarëve për të konsumuar në kushtet kur kafenetë dhe restorantet ishin të mbyllura por një fenomen i tillë  në banka ka vijuar dhe pritet të zgjasë deri në një moment të qetësimit të situatës së krijuar nga pandemia.Edhe në shtetet europiane është vënë re një rritje e nivelit të kursimeve në banka ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!